Arrestohet një shqiptar i shumëkërkuar në Kolumbi. Nga fundi i vitit 2020, hetuesit e Policisë Dijin morën informacione për Deniz Klironomi që njihej me nofkën ‘Gucci’, një trafikant i njohur droge në bregun verior të Kolumbisë, sikur ishte nga Republika e Kosovës, i cili rezultoi të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.

​​‘Gucci’, një nga më të kërkuarit në Shqipëri dhe Evropë, kërkohej nga Interpoli, tha kolonele Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijín.

Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin gjurmëve të kriminelit, ai zhdukej sepse “çdo muaj ndryshonte vendbanimin. Ka qenë kështu për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla”, zbuloi një hetues i Policisë Dijin.

Whatsapp Image 2022 09 26 At 08.12.22

Për një javë, durrsaku me pseudonimin ‘Gucci’ nuk doli as në dritare, derisa më në fund atë e “tradhtoi” tatuazhi që kishte në krahun e majtë dhe e bëri më të lehtë punën e policisë për të bërë identifikimin e tij.

Por kur u kap, sipas hetuesit të Dijin, ai u tha uniformave “se diçka mund t’u ndodhte personave që përdorën forcën për ta ekstraduar, si kërcënim. Përveç kësaj, ai foli me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, të cilëve iu tha të paguanin çfarëdo shume parash që të mos e ekstradojnë”.

Koloneli Salazar shpjegoi se ‘Gucci’ akuzohet si partner financiar i grupit kriminal Los Pachenca, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë. Ai kërkohet për trafik të drogës, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës.