Personi në foto është Eldi Alushi, 26-vjeçari nga Durrësi, i cili në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinë dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të liqenit Artificial në Tiranë.

Alushi u përplas me mjetin ‘BMW’ në digën e liqenit, e pas përplasjes, u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe targën. 

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka kërkuar dënimin maksimal për 26-vjeçarin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj apelon për respektim të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – sepse makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët, por edhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen! 

Bashkë me Policinë e Shtetit, kemi mbledhur provat dhe do të kërkojmë dënimin maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës dhe bashkëjetesës në qytet,” shkruan Veliaj.