Dëmtimi i shtyllave të ndriçimit në rrugët e Durrësit mund të rrezikojë jetën e më të vegjëlve.

Fotot e mbërritura në redaksinë tonë dëshmojnë se në njërën nga shtyllat e ndriçimit, në afërsi të bustit të heroit të demokracisë Azem Hajdari, mungon kapaku në pjesën ku lidhen të gjitha kabllot e korentit, ndërsa këto të fundit janë sheshit.

Nëse një i mitur do t’i prekë thjesht për lojë, mund të shkaktohet një tragjedi.