Pas 11 vitesh në drejtimin e “The Late Show”, Stephen Colbert ka mbyllur zyrtarisht emisionin e tij në CBS, duke i dhënë fund një prej programeve më të ndjekura të televizionit amerikan. Episodi final u transmetua mbrëmjen e 21 majit dhe u shoqërua me emocione, humor dhe një sërë të ftuarish specialë. Colbert falënderoi publikun dhe ekipin e tij, duke u shprehur se ishte “me fat” që drejtoi emisionin për më shumë se një dekadë.
Finalja solli emra të njohur si Paul McCartney, Jon Batiste dhe Elvis Costello, ndërsa momenti më i veçantë ishte performanca e këngës “Hello, Goodbye”, që simbolizoi fundin e një epoke në televizionin amerikan.
CBS kishte njoftuar më herët se emisioni do të përfundonte në maj 2026, duke argumentuar vendimin me arsye financiare dhe ndryshimet në industrinë e “late night shows”. Megjithatë, mbyllja e programit shkaktoi debat të madh në SHBA për shkak të rolit dhe ndikimit të Colbert në median amerikane.
“The Late Show with Stephen Colbert” nisi në vitin 2015, kur ai mori drejtimin e emisionit pas largimit të David Letterman.





