Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke qarkulluar me makinë i armatosur.

Në kuadër të operacionit të koduar “Van”, policia vuri në pranga shtetasin me iniciale, B.Gj.

Sipas policisë rezulton se 43-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krehër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.