Modelja e famshme Gisele Bundchen ka prezantuar vogëlushen e saj 2 muajshe, Vivian Lake, përmes një postimi në Facebook.

Bukuroshja braziliane ka publikuar në profilin e saj një foto ku duket së bashku me beben që solli në jetë vetëm dy muaj më parë. Vogëlushja mjaft simpatike mban veshur një fustan të lezetshëm në ngjyrë të bardhë.

Poshtë fotos Gisele shkruan: Dashuria është gjithçka!!! Një të premte të bukur dhe shumë dashuri për të gjithë”.