Gjendet trupi i pajetë i Fabjol Ibraliut rreth 22 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme me një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga në anë të autostradës Lushnjë-Rrogozhinë.

Trupi i tij është gjendur brenda shkurreve dhe barishteve, shumë pranë mjetit të shkatërruar nga përplasja e fortë.

I riu ishte duke udhëtuar me 160 km/h, ku fillimisht është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës, e më pas ka përfunduar në afërsi të banesave.

Në një video të siguruar nga Top Channel mbrëmjen e djeshme, shihet nëna e të riut, i cili kërkon të birin dhe pyet ku është. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar nëna ku humbur dhe ndjenjat.