Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për aktorin e humorit Rezart Veleshnja, i cili u ndalua nga policia nën akuzën për mashtrim.
Aktori akuzohet për përvetësimin e një automjeti që dyshohet se ai ka ia marrë një personi përmes mashtrimit dhe e ka shitur për 2 mijë euro.
Ndërkohë, vetë Veleshnja ka reaguar në një postim në InstaStory ku thotë se automjeti kishte humbur, ndërkohë që ai thjesht e ka përdorur dhe sipas tij tashmë është gjetur se kush e ka pasur.