Gjykata e Durrësit lë në “arrest në burg” kapitenin rus Aleksei Smaznov, të anijes me 25 500 ton naftë, të sekuestruara për thyerje të embargos,

Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit të çështjes. Organi i akuzës ka kërkuar kohë për të vijuar hetimet ndërsa avokati mbrojtës i kapitenit rus, Artion Beqiraj e vlerësoi absurde masën e sigurisë së dhënë nga gjykatësi.

Gjyqtari Markeljan Koça e vlerësoi të ligjshëm ndalimin e Aleksei Smaznov dhe caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për të.

Sipas avokatit Beqiraj, kapiteni nuk ka tagër të konsumojë veprën penale të kontrabandës së naftës dhe nuk ka të dhëna ta ketë kryer, pasi anija ndodhet në radhë.