Drejtori rajonal i Arsimit Parauniversitar Durrës Hazbi Lika do të vijojë të mbetet i pezulluar nga detyra.
Në vendimin e marrë paraditen e sotme nga gjyqtari Rexhep Bekteshi, në seancën me objekt “Verifkim i kushteve të masës së sigurimit personal” thuhet se nasa e sigurimit ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të vazhdojë për të pandehurin Hazbi Lika.
Drejtori i DRAP Durrës akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i K.Penal.
“DurrësLajm” mëson se gjithçka ka nisur rreth 2 vite më parë, kur pas një incidenti të verifikuar me një vajzë të vogël në një kopësht privat në Tiranë rezultoi se kopshti në fjalë ishte pa licencë.
Drejtori Lika akuzohet nga prokuroria e Durrësit se nuk ka urdhëruar kontrolle në institucionet jo publike të arsimit parashkollor (kopshte dhe çerdhe) lidhur me pajisjen ose jo nga ana e tyre me licencën përkatëse.
Vendimi i Gjykatës Durrës:
1. Vlefshmëria dhe konstatimi se janë respektuar kushtet e zbatimit të masës së sigurimit ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale të vendosur me Vendimin penal datë 28.06.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrsit ndaj të pandehurit H. L. i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” që parashikohet nga neni 248 i K.Penal
2. Masa e sigurimit ndaluese e “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të vazhdojë për të pandehurin H.L..
3. Një kopje e këtij vendimi i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Durrësit si të pandehurit H.L.
4. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës brenda 5 ditëve nga e nesermja e komunikimit të tij.
M.B.