19korrik 2015 – Në mes të restorantit të mbushur me njerëz, burri nxjerr pistoletën për të vrarë gruan. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, në restorantin që ndodhet brenda një hoteli në zonën e Golemit.

Dëshmitarët kanë fiksuar çiftin që grindej dhe në një moment burri, me inicialet F.K., 51 vjeç, ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar ndaj së shoqes.

Menjëherë është ndërhyrë, duke iu marrë arma. Policia ka shkuar me urgjencë në vend, duke e shoqëruar në komisariat personin dhe i ka bllokuar pistoletën në cilësinë e provës materiale.

Pritet që në vazhdim të bëhen të njohura shkaqet e ngjarjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/