Edhe pak ditë i ndajnë studentët nga rikthimi në auditoret e universiteteve dhe nisja e vitit të ri akademik 2022-2023.

Pikërisht në prag të nisjes së procesit akademik, gomisteri “Erjoni” në Durrës vjen me një super ofertë për studentët dhe pedagogët.

Për të gjithë ju që po mendoni të ndërroni gomat e makinës suaj, drejtohuni tek gomisteri “Erjoni”, që ka menduar zgjidhjen ideale për ju.

Nëse bleni dy goma të reja, shërbimi i konvergjencës ju ofrohet falas. Mjafton të paraqisni pranë stafit të kësaj gomisterie një vërtetim nga fakulteti ku ndiqni studimet e larta apo ku jeni i punësuar.

Nxitoni sepse ky është një shërbim që ju ofrohet vetëm studentëve dhe pedagogëve.

Ndërkohë, për të gjithë klientët e tjerë, nëse blejnë 4 goma të reja tek gomisteri “Erjoni” gama e shërbimeve që u ofrohen falas është edhe më e gjerë:

Montime & balancim – FALAS

Vendila te ri – FALAS

Konvergjencë – FALAS

Motoja e gomisterisë që ndodhet në lagjen nr.17 në Durrës, në rrugën “Vëllazërimi”, është “Siguri në udhëtim” dhe për këtë arsye kujdesi ndaj klientit është maksimal.

“Ne jemi importues, të kualitetit më të lartë të gomave në tregun tonë.

Prioriteti ynë është shërbimi më i mirë për JU!!!”,– shkruhet në faqen në rrjete sociale të kësaj gomisterie.

Me shërbimin e gomisterisë lëvizëse në të gjithë bashkinë Durrës, gomisteri “Erjoni” u ka ardhur në ndihmë me mijëra shoferëve në 12 vite të punës së saj.

Për nënat e reja që janë në udhëtim me të vegjlit e tyre, ky shërbim ofrohet falas, me standarte të larta shërbimi, cilësie dhe shpejtësie.

“Ne e kemi nisur këtë rrugëtim në vitin 2010 dhe shumë nga klientët tanë, sot janë miqtë tanë, kjo falë komunikimit të mirë dhe korrektësisë në punë.”,- thotë administratori i gomisterisë, Erjon Isufi.