Surprizon Floriana Garo me rrëfimin e saj

Postuar: 24/02/2018 - 21:19

   Moderatorja Floriana Garo zbulon më shumë nga jeta në Zvicër, ku ka ndërtuar dy biznese të sajat bashkë me partnerin, shkruan RevistaWho.

Garo zbulon gjithashtu njerëzit që mungojnë nga Tirana dhe planet për t’u kthyer sërish në ekran.

Kur e zbulove gjininë?

Gjatë një ekoje që bëra tek një kolegia e mamit në Shqipëri, në fund të muajit të 4.

I ke bërë blerjet për të voglën?

Thuajse kam përfunduar. Kam blerë ca veshje shumë të lezetshme. Shpresoj që vajza ime të jetë bukuroshe pasi unë s’kam qenë aspak kur kam lindur. Veshjet që kam zgjedhur do ta zbukurojnë edhe më shumë.

E ke arreduar dhomën e saj?

Si fillim do rrijë në dhomën time. Sendet që nevojiten i kam blerë, por nuk i kam bërë akoma një dhomë të mirëfilltë. Mbase pak me vonë.

Ke qepur vetë ndonjë gjë?

Jo. Nuk jam shumë e zonja për këtë.

Po lexon libra për mëmësinë gjatë kësaj periudhe?

Kam lexuar në fillimet e shtatzënisë për thuajse gjithçka. Tani lexoj vetëm për zhvillimin e saj çdo javë që kalon dhe për ndryshimet në trupin tim.

E keni zgjedhur emrin?

Po.

Si e përfytyron?

Në fakt nuk e përfytyroj shumë…

Kujt do doje t’i ngjante?

Të ishte një miks i mirë i imi dhe i Enisit, po më shumë të merrte nga unë (buzëqesh).

Çfarë dëshiron të marrë prej teje dhe çfarë prej Enisit?

Tiparet e fytyrës së saj do doja të ishin një miks mes meje dhe Enisit. Nga unë dëshiroj të marrë buzëqeshjen dhe gjatësinë. Nga Enisi dua të marrë iniciativën, vendosmërinë dhe guximin për t’u përballur me gjithçka.

Do t’i mësoni shqip vajzës?

Sigurisht vetëm shqip do ti flas. Dhe nga pak anglisht. Frëngjishten do ta mësojë në kopësht nëse do jemi këtu.

Cilat kanë qenë urimet e miqve të famshëm nga Shqipëria, do na e veços njërin prej tyre?

Ka shumë. Nuk i veçoj tani se mbeten keq të tjerët (qesh). Po kryesisht urime tradicionale dhe tipike.

Do na tregosh diçka më shumë mbi jetën e re në Zvicër…

Unë jam marrë me krijimin (së bashku me Enisin dhe një partner tjetër) dhe menaxhimin të një kompanie networking/dhomë tregtare që e kemi quajtur Bona Fide Business. Krahas kësaj, unë dhe Enisi sapo kemi hapur një Barbershop për meshkujt dhe një sallon bukurie për gratë në qytetin e vjetër në Gjenevë. I kemi quajtur Old Town Barbershop & Old Town Coiffure & Esthetique. Kur u zhvendosa në Gjenevë, bëra një kurs intensiv frëngjishteje për 3 muaj dhe tani komunikoj lirisht edhe pse jo në mënyrë perfekte. Ndjek rregullisht vizitat tek mjeku dhe mundohem të lëviz aq sa mundem nëpër qytet. Po fakti që jam e zënë me këto biznese që përmenda, nuk më lë shumë kohë në dispozicion.

Merresh me punë shtëpie atje, gatuan, lan enët, merr pluhurat, hekuros?

Jo. Meqënëse jam shumë e angazhuar me punë jashtë shtëpisë, për punët e shtëpisë kam ndihmë.

Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo nga jeta atje?

Më pëlqen fakti që jetoj me njeriun që dua dhe që bëj punën që më pëlqen. Fakti që po ngremë disa biznese nga e para është shumë emocionues edhe pse ka vështirësitë e veta. Nuk më pëlqen koha që është kryesisht gri.

Çfarë të mungon më shumë nga Tirana?

Miqtë dhe mikeshat e mia, dhe ndonjëherë edhe emisioni.

Të mungon vëmendja?

Mendoj se vazhdoj ta kem.

Të ka shkuar ndonjëherë në mendje rikthimi në ekran gjatë kësaj kohe?

Sigurisht. Nuk e di se kur dhe në ç’formë po në ekran do të jem prezente gjithmonë.

Kur do të vijë dasma?

Mbase pas 1 viti.

Si e imagjinon?

Madhështore. Po ku i dihet…

Vazhdon të mbash mbiemrin tënd, apo ke marrë të Enisit?

Kam mbajtur mbiemrin tim. / revistawho.com

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çdo moderatori i ndodh që të ketë një moment të sikletshëm gjatë punës së tij apo të ngatërrojë fjalët kur ngjitet në skena për të prezan

Yjet e "Game of Thrones", Kit Harrington dhe Rose Leslie i kanë dhënë fund beqarisë.

Mbrëmjen e djeshme stilistja me famë botërore, Elisabetta Franchi ka publikuar në faqen e saj zyrtare në “Instagram” foton e këngëtares s

Xhensila Myrtezaj po shijon ditët e fundit të shtatzënisë.

Pas zbulimit në Durrës të një shume të konsiderueshme parash ka reaguar në mënyren e tij edhe aktori i humorit, Gentian Zenelaj.

   Këngëtarja dhe sipërmarrësja Rezarta Shkurta, e cila është bërë shumë e njohur edhe si nusja e nipit të diktatorit Enver Hoxha, është

   Kjo periudhë ka qenë mjaft e ngarkuar për koreografin e njohur shqiptar Albi Nako. 

Me rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, Enca është personazhi shqiptar më i famshëm në rrjetet sociale.</body></html>

“Top Arena” në Top Channel nuk është vetëm një emision sportiv, por aty flitet më shumë se kaq dhe spektakli është i garantuar.

Ndoshta shumë prej jush nuk e mbajnë mend por Anjeza Maja vite më parë ka qenë moderatore sporti.