Mbrëmjen e djeshme Adelina Ismaili ishte e ftuar në emisionin “Pressing” të televizionit T7, ku ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë dhe gjithë vështirësitë që ka hasur gjatë kësaj kohe.

Ismaili ka treguar se në fillimet e saj muzika shqiptare nuk i pëlqente, sepse dukej si diçka e ftohtë, duke qenë se ishte e ndikuar nga opera dhe ajo se çfarë mësohej në shkollë.

"Ne në Kosovë kishim një botë komplet tjetër. Ishte Mihrije Braha, Gili etj dhe në atë kohë kishte filluar të zhvillohej shumë muzika pop", ka treguar Adelina.

Më tej ajo ka shtuar se këngëtaret e Kosovës nuk merrnin asnjëherë çmime në Shqipëri në festivalin e dhjetorit.

“Nuk më kujtohet që ndokush nga Kosova të ketë marrë çmim. Deri vonë kemi besuar se ekzistonte një lloj marrëveshje e pashkruar që të mos fitonte asnjë kosovar festivalin e dhjetorit. Nuk na i kishte thënë dikush, thjesht është ditur, por nuk është diskutuar asnjëherë”, ka rrëfyer këngëtarja.