Një aksident i rëndë i ka marrë jetën këngëtarit të muzikës popullore nga Serbia, Saban Sauliq. Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, ndërsa ai ndodhej duke udhëtuar së bashku me një mikun e tij.

Gazeta gjermane Westphalis Noah raportoi se një aksidenti ndodhi në rrugën drejt Dortmundit në autostradën Bilefeld 2.

Sauliq ishte muzikant dhe producent. Gjatë karrierës së tij ai mori pseudonimin “Mbreti i muzikës popullore”. Ai u lind më 6 shtator 1951 në Sabac dhe jetoi dhe punoi në Beograd dhe la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë.