Javën e kaluar, këngëtarja Ariana Grande publikoi bashkëpunimin me Social House, të titulluar "Boyfriend".

Në disa skena të këngës, ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin. Disa burime për "Page Six" raportojnë se Ariana ka nisur një lidhje të re me një prej anëtarëve të grupit, Michael "Mikey" Foster.

Në klipin muzikor, Ariana dhe Mikey shfaqen në një festë duke u munduar të bëjnë njëri-tjetrin xheloz duke flirtuar me persona të tjerë.

Ky do të jetë i dashuri i parë i Ariana Grande, një vit pas ndarjes nga Pete Davidson, me të cilin ishte e fejuar.