Duke diskutuar për rrjetet sociale dhe imponimin që ato u japin adoleshentëve për të kopjuar modelet e gabuara, i ftuar në emisionin "Opinion", Olti Curri u shpreh se disa femra që postojnë luks në Instagram, janë prostituta.

“Disa femra që postojnë luks dhe nuk e justifikojnë, janë prostituta. Sa pasanikëve ua shohim fëmijët në Instagram e kanë pasurinë nga droga e tenderat? Jemi të gjithë në një varkë, po na e hapën vrimën, o burra ta mbyllim dhe të shkojmë përpara!”, tha blogeri durrsak.