Aktori i famshëm, Brad Pitt, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin e gazetares ë njohur, Ellen DeGeneres, ku folën rreth një femre që e kanë patur të dashur të dy.

Kur Ellen e pyeti se kur ishin takuar për herë të parë, Pitt tha se ka ndodhur kohë më parë në festën në pishinë të Melissa Etheridge, në fund të viteve ’80.

Ylli i “Ad Astra” më pas shtoi se atë natë, DeGeneres po i “ngacmonte” të dashurën. Në atë moment, Ellen u shpreh se në fakt ajo ka qenë e lidhur me një tjetër ish-të dashur të 55-vjeçarit.

“Do të flasim pak më vonë për këtë,” tha DeGeneres duke qeshur, të cilës Pitt iu përgjigj: “Pas shfaqjes”.

Por dy personazhet e njohur të ekranit nuk zbuluan emrin e femrës, e cila ka qenë e lidhur me to.

Tani Ellen është e martuar me Portia De Rossi. Por para se të gjente dashurinë e saj, ajo ka qenë e lidhur me femra të njohura si Anne Heche dhe Alexandra Hedison.

Nga ana tjetër, Pitt është divorcuar nga aktorja e famshme, Angelina Jolie, me të cilën ka gjashtë fëmijë. Ndërsa disa nga ish-të dashurat e famshme të tij janë ish-gruaja Jennifer Aniston dhe Gwyneth Paltrow.