E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku tregoi detaje rreth jetës private, Zaimina Vasjari u shpreh se vajza ka mbushur jetën e saj dhe se është penduar që nuk është bërë nënë më herët. Ajo po ashtu tregoi se lindja e vajzës nuk qe në mënyrë natyrale dhe se pengu i saj është që nuk përjetoi momentet e para të lindjes së vajzës.

“Jam penduar që nuk jam bërë nënë më herët, jam treguar egoiste me veten time, nuk e mendoja që fëmija do të sillte një ndryshim jashtëzakonisht të bukur. Mendoja se s’do kisha mundësi të merresha me gjërat e mia. Lindja nuk ishte natyrale dhe më ka mbetur peng, sepse do doja ta kisha parë Khloen që në momentin e parë që lindi, të qarën e parë. Do doja të ishte kujtim. Por kur kam hapur sytë, gjëja e parë që kam thënë ka qenë: Dua vajzën”, tha ajo.