Demi Moore është braktisur nga i dashuri i saj, shumë më i ri se aktorja e famshme.

Aktorja 50 vjeçare ka mbetur sërish single, pasi 26 vjeçari Vito Schnabel, me profesion tregtar veprash arti, e ka lënë sepse nuk mund të duronte më shpirtin e saj mjaft festiv. New York Post shkruan se Vito nuk ka pëlqyer sjelljen e Moore gjatë panairit të artit kontemporan të mbajtur në Majami, si dhe vëmendjen e madhe që paparacët i kanë kushtuar atij ndërsa flirtonte me aktoren 50 vjeçare.

Por duket se ndarja me toy boy-n e saj nuk e ka e ka lënduar Moore që është parë të argëtohet në panair me Lenny Kravitz dhe personazhe të tjerë të njohur të showbiz.

Moore dhe Schnabel u njohën nëntorin e kaluar gjatë festës së ditëlindjes së të fejuarit të Naomi Campbell.

Kohë më parë Moore kaloi një periudhe mjaft të vështirë dhe depresion të fortë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Ashton Kushner, edhe ai shumë më i ri në moshë sesa ajo.