Shpeshherë kanë shkaktuar kaos te personazhet e njohur shqiptar, me anë të postimeve që kanë bërë në faqen “Vipat e Blloku”.

I ftuar në emisionin Adrenalinë në rubrikën “Koha për lojë”, njëri prej administratorëve të faqes, Stiljano, është pyetur për thashethemet që kanë dalë lidhur me një shitje “faqeje” që i është bërë moderatores së njohur shqiptare, Luana Vjollcës.

Admini i “Vipave të bllokut” Stiljano, është shprehur se dikur menaxhonte një faqe Facebook-u me emrin e Luana Vjollcës, e cila kishte mbi 400 mijë ndjekës dhe vlera e saj ka qenë mbi 800 euro.

Pra kjo faqe i është shitur moderatores mbi 800 euro.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: