Në shtator jo vetëm nxënësit përgatiten për fillimin e shkollës por edhe njerëzit e ekrtanit për startimin e sezonit të ri televiziv.

Të shumta ishin emisionet që ndërruan moderatorët e tyre duke futur emra të rinj, ashtu si “Pop Culture”, emision i cili drejtohet nga Dojna Mema, e shoqëruar nga 3 vajza!

Anxhela Baxhija, Kejli dhe Kilda do të jenë krah Dojnës përgjatë këtij sezoni, ndërsa emisioni nisi transmetimin në “Top Channel” në datën 14 të këtij muaji.

Në një mini-intervistë nga ndjekësit në InstaStory, Dojna është pyetur se cila ishte arsyeja që kishte zgjedhur 3 femra krah vetes për emisionin.

“Sepse doja të hidhja poshtë klishenë djalë-vajzë/ grua-burrë në prezantim, sepse doja të jepja mesazhin që vajzat bashkë nuk konkurrojnë njëra-tjetrën, por i bashkojnë forcat dhe i japin gjithçkaje që bëjnë tjetër shije.”– shprehet ajo.