Ava Max (Koçi), këngëtarja me origjinë shqiptare e cila po njihet ndërkombëtarisht pas suksesit të këngës "Sweet but psycho" shpesh herë është krahasuar me këngëtaren e famshme Lady Gaga si për pamjen ashtu edhe për mënyrën e të kënduarit.

Në një intervistë Ava ka thënë se ky krahasim është një kompliment i madh për të, pasi Lady Gaga është një nga divat më të mëdha të kohës. Sipas saj, ngjashmëria e tyre mund të jetë edhe për shkak se ato janë fqinje duke qenë se ajo është shqiptare ndërsa Lady Gaga italiane.

"Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë. Lady Gaga ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Gaga. Pra është kompliment i madh për mua. Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë."