Ata janë një prej çifteve më simpatike të estradës shqiptare, dhe fansat mezi po presin një bashkëpunim muzikor  mes tyre. 

Bëhet fjalë për Elgit Dodën dhe Klea Hutën të cilët prej disa vitesh po shijojnë historinë e dashurisë.

Në opsionin “pyetje-përgjigje” në Instagram, Elgiti u pyet se kur do bëjë një këngë me Klean.

“Kur të jetë momenti”, shkruan kantautori duke e shoqëruar me shumë zemra por pa zbuluar më shumë detaje të tjera.