Princesha e Shqipërisë, Elia Zaharia ka postuar disa foto nga festivali ‘Vox baroque’, i cili u mbajt ditën e djeshme ku artistë dhuruan performanca si në mesjetë.

Por ajo që tërheq vëmendjen është një koment që një prej ndjekësve i ka bërë Elias, duke e vënë jo pak në siklet.

“Me sa duket paskemi të reja!,”– shkruan komentuesja duke nënkuptuar se Elia është në pritje të ëmbël. 

Por kjo gjë duket se nuk është e vërtetë pasi, Elia shkruan se fajin për një “iluzion” të tillë e kishte ushqimi me shumë kalori. 

“E reja është shumë pica dhe pasta,”– ia kthen komentueses bashkëshortja e nipit të Mbretit Zogu i I.