Në mars të këtij viti, në median online qarkulloi lajmi se djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Erik Fullani dhe vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu, Kejda Ajazi janë në një romancë.

Edhe pse të rinjtë nuk reaguan rreth këtyre lajmeve, postimet e tyre në rrjetet sociale në të njëjtat vende, linin të kuptohej se ishin bashkë. Mirëpo, duket se romanca nuk ka zgjatur shumë pasi burime për "Iconstyle" kanë treguar se Erik Fullani dhe Kejda Ajazi tashmë janë ndarë.

Ende nuk dihet shkaku i këtij vendimi, por për më tepër dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në “Instagram”, çka duket të konfirmojë fundin e romancës.