Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij Ira Seferi kanë nisur muajin e mjaltit. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ata kanë treguar se janë duke i shijuar në maksimum këto ditë pushimi.  Nga fotot e publikuara duket se ata kanë zgjedhur të pushojnë në një hotel luksoz.

Dyshja nuk e ka treguar ende emrin e destinacionit ku po pushojnë, megjithatë “Iconstyle” pas një kërkimi në internet ka zbuluar se ata po pushojnë në Turqi në hotelin gjigand “Titanic Mardan”.

Një natë qëndrimi tek një prej dhomave çift kushton 442 euro dhe mundësitë që të ofron vendi janë të mjaftueshme për të kaluar pushimet e ëndrrave.