Ylli i repit Kanye West ka befasuar bashkëshorten e tij Kim Kardashian duke i blerë një apartament me vlerë 14 milionë dollarë.

41-vjeçari bleu apartamentin spektakolar në plazhin e Miami, i diznejuar nga arkitekti me famë botërore Norman Foster. 

"Kanye e pa pronën gjatë Art Basel në dhjetor dhe e bleu si dhuratë Krishtlindjesh për Kim. Ishte një surprizë e madhe për të,"-tha një burim për New York Post.

Reperi i famshëm tashmë ka rënë dakort për një marrëveshje për apartamentin luksoz dhe shitja pritet të mbyllet në janar.

Prona e re e çiftit raportohet se ka katër dhoma gjumi dhe 5 banjo, ndërsa në ndërtesë ndodhet një palestër private, një banjë dhe një pishinë.