Kim Kardashian ka thënë se do të largohet nga televizioni dhe reality-show i familjes së saj "Keeping up with the Kardashians", në mënyrë që të përqendrohet në punën e re si avokate.

Ajo ka zbuluar planet për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një firmë ligjore në San Francisko, gjë që do ta detyrojë të heqë dorë nga të gjitha angazhimet në televizion, për të ndjekur kështu hapat e babait të saj, i cili ka qenë një avokat i suksesshëm dikur.

"Është çmenduri. Shpenzoj më shumë kohë duke u marrë me këtë se me çdo gjë tjetër. Unë mendoj se babai im është shumë krenar për mua. Babai im gjithmonë më ka mësuar se puna e vështirë është me të vërtetë e rëndësishme ndaj në 10 vite kam menduar që të heqë dorë dhe të përqendrohem në avokati," ka përfunduar ajo.