Këngëtari, aktori dhe komediani i preferuar i publikut u nda nga jeta ditën e sotme. 76-vjeçari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Costa Del Sol, në Spanjë.

Vdekja e tij për shkaqe që ende nuk dihen,  u konfirmua përmes një postimi në Facebook ku shkruhej: "Jam menaxheri i Freddie. Ju konfirmoj se aktori është ndarë nga jeta. R.I.P komedianit më të mirë të të gjitha kohërave."

Trupi i tij raportohet se u zbulua nga kujdestari në banesën e tij në Mijas.

"Kujdestari i tij e gjeti të vdekur në karrigen e tij rreth orës 15:50. Policia mbërriti në vendngjarje dhe trupi i tij u mor me ambulancë,"-u shpreh një fqinj për mediat botërore.

Starr u bë i famshëm në fillim të viteve 1970, pasi u shfaq në emisionin televiziv Talent Opportunity Knocks. A luajti në disa programe të tjera televizive në vitet '90 dhe mori famë botërore me  "Freddie Starr ate my hamster"  në vitin 1986.

Në vitin 2012, ai u arrestua me akuzën për abuzim seksual por nuk u akuzua asnjëherë. Më vonë ngriti një padi për shpifje kundër akuzuesit në vitin 2015.