Ardhja e koreografit të Beyonces në Prishtinë Chris Brant bëri shumë bujë në mediat shqiptare.

Edhe pse në fillim ishim paksa në dyshim se me cilin artist shqiptar do të bashkëpunonte, pasi ishte fotografuar me reperin Ledri, tashmë e kemi shumë të qartë .

Ai do të bashkëpunojë me Era Istrefin.

Këngëtarja nga Kosova i është futur punës intensivisht pasi pritet që në datën 25 gusht të sjellë projektin e saj më të ri muzikor. Ajo ka ndarë me miqtë e saj në Istangram disa momente nga puna me bashkëpunëtorin më të ri.

Brant do të bëjë koreografinë për klipin që pritet të publikohet në 25 gusht. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim, edhe pse nuk dyshojmë për asnjë moment që do të shndërrohet në një hit ndërkombëtar.