Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku i është pëgjigjur krahasimit që zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali i bëri atij me presidentin Ilir Meta.

"E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë dhe jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin po edhe për të mos harruar gazin.", shkruante Spiropali në rrjete sociale.

Aktori i humorit i ka kujtuar zëdhënëses së qeverisë se nuk është Besi i "Portokallisë" por i Ijes. 

"Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja "Historia de vita et Gestis Scanderbegi" edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç "gazit" të mos harrojmë edhe Erion Isain",  i komenton Besi.