Këngëtari amerikan Eddie Money është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare pasi humbi betjejën me kancerin e ezofagut.

Ylli i viteve '80 zbuloi muajin e kaluar përmes një videoje se vuante nga kanceri i ezofagut në fazën e katërt.

Këngëtari ka arritur sukses në vitet '70 dhe '80 me këngë të tilla si Two Tickets to Paradise and Take Me Home Tonight.

Ai nxori në treg 11 albume dhe shiti afro 30 milionë regjistrime në karrierën e tij prej 4 dekadash ndërsa gjithashtu shkëlqeu në filmin Real Money që debutoi vitin e kaluar.

"Është kaq e vështirë ta imagjinojmë botën pa të. Megjithatë ai do jetojë gjithmonë përmes muzikës së tij,"-tha familja në një deklaratë.

Eddie Money nxori albumin e tij të parë, të vetë titulluar në 1977. Ai shiti më shumë se 2 milionë kopje dhe nxori hite si Baby Hold On.