Bënë një dasmë shumë të bukur, e përpara se të nisin rregullisht angazhimin në punë, çifti Marina Vjollca e Getoar Selimi kanë marrë një vendim të minutës së fundit. Ata sapo kanë mbërritur në destinacionin ku do të kalojnë javën, apo muajin e mjaltit.

Të apasionuar pas udhëtimeve, çifti këtë herë kanë zgjedhur si destinacion Xhamajkën. Në fakt ata shquhen për udhëtimet në shumë vende të botës, por kjo është hera e parë që shkojnë si burrë e grua.