Vetëm dy muaj pasi siguroi mandatin si deputete në zonën e saj në Dibër, Rema Lala, deputetja e re e PDIU-së, zyrtarizoi në fejesë dashurinë e saj me një djalë të zonës, që mesa duket janë lidhur dhe dashuruar që në adoleshencë.

Fejesa, me rreth 1000 të ftuar, i ngjante pothuajse një martese për madhështinë me të cilën u organizua. Reme Lala 23 vjeçe, është shpesh objekt i paparazzit për stilin e veshjes luksoz dhe me shumë shije. Ndërkohë, pak ditë më parë "Panorama" e ka fototgrafuar Remen në momente private me të fejuarin e saj.

Të veshur sportivë si moshatarët e tyre, çifti është parë të shëtiste në rrugën e Tiranës, pasi kanë parkuar makinën e tyre luksoze tip "Range Rover" . Bie në sy kujdesi i veçantë që tregon djali për të fejuarën e tij, teksa i mbyll kapuçin e xhupit që të mos ftohet dhe e mban vazhdimisht të përqafuar.

Nuk janë të rralla rastet kur dashuritë e para kanë rezultuar të suksesshme dhe jetëgjata, edhe pse mosha kur nisin, shoqërohet me shumë pasiguri për jetën. Por Reme duket që e ka gjetur princin e saj të kaltër dhe të rinjtë duken shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit. /Panorama Plus/