Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka folur për romancat e saj mes thashethemeve se i ka dhënë fund marrëdhënies me aktorin Andrew Garfield dhe është lidhur me këngëtarin Liam Payne.

Në një intervistë për "The Sun", 28-vjeçarja hodhi poshtë se është në një lidhje, duke u shprehur se është e fokusuar vetëm te karriera e saj muzikore, ndërsa foli për vështirësitë e lidhjes kur jeta e saj tashmë është në qendër të vëmendjes.

"Është shumë e vështirë. Me të vërtetë nuk është koha e duhur. Thonë se jam e lidhur me çdo lloj mashkulli me të cilin jam takuar. Por për të qenë e sinqertë, tani lidhjet nuk janë prioriteti im. Por nuk dua të lë për shumë vonë sepse dua të kemi një familje të madhe në të ardhmen,"-tha këngëtarja.

Ajo ka mohuar të jetë në një lidhje me Liam, me të cilin tha se janë miq të ngushtë por vetëm aq.

"E di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, dhe ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar, por ne jemi vetëm miq të ngushtë."