Largimet e moderatorëve dhe gazetarëve nga njëri televizion në tjetrin janë bërë shumë të shpeshta këto kohë, teksa pritet që të fillojë sezoni i ri televiziv.

Para pak kohësh u përfol se edhe moderatorja Nevina Shtylla, e cila drejton emisionin “Jo vetëm modë”, nuk do të ishte më pjesë e emisionit, madje u spekulua se do të largohej edhe nga Tv Klan.

Nevina është shprehur se do të vazhdojë të jetë pjesë e Tv Klan edhe në sezonin e ri. Ajo nuk ka sqaruar nëse do të vazhdojë të drejtojë emisionin “Jo vetëm modë”, por ka shtuar se do të ketë gjëra të reja për të cilat nuk mund të fliste ende