Aktorja Olta Gixhari është një ndër personazhet më të parapëlqyera, e cila komentohet shpesh në mediet rozë, pasi njihet për karakterin e veçantë që ka për të thënit troç të gjerave, pa pikë ndrojtje.

Sot bukuroshja e skenës së teatrit ka ditëlindjen dhe ka ndarë në rrjetet sociale disa momente speciale.

Pak orë më parë, ajo ka ndarë disa foto mjaft tunduese nga Spanja. Olta publikon tufën me trëndafila që i kanë dhuruar apo hapjen e shampanjës në mesnatë. Postimet e saj gjithmonë kthehen në një nga temat kryesore në showbizz-in shqiptar.

Duket se partneri i saj, për të cilin nuk dihet ende asgjë, i ka dhuruar një ditëlindje të paharrueshme.