Olta Gixhari është cilësuar si “Marilyn Monroe” shqiptare. 

Ajo është ndër femrat më sensuale të skenës tonë. Prej vitesh tashmë Olta është një aktore e konfirmuar. E kemi parë në skenën e teatrit me shumë role,  në filma të ndryshëm, si  edhe në emisione televizive, ku vetëm nga prania e saj janë kthyer në më të ndjekurit.

Së fundmi Olta mesa duket ka hequr dorë për pak kohë nga kinematografia duke u marrë me biznes.

Megjithatë Gixhari vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke postuar foto nga më të  bukurat. Foto më e re e saj, ka qenë ajo më aktorin turk Caner Cindoruk , të cilin e kemi parë në rolin e “Silahtar” në serialin turk “Sulltanesha Kosem”. Olta këtë foto e ka fshirë menjëherë, mos ndoshta ka në plan të marrë pjesë në ndonjë projekt në Turqi apo thjesht janë shokë të mirë dhe nuk do që të zbulohet… Kjo mbetet për t’u parë.