Ndarja e Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në media kohët e fundit dhe "më prekëse" për verën e vitit 2019.

Lajmin për fundin e martesës disavjeçare e dha vetë Roberti përmes një postimi në Instagram. Më pas Nora udhëtoi drejt Turqisë së bashku me vogëlushen e saj, Renee dhe të ëmën për të kaluar disa ditë pushimi dhe të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Roberti.

Ai ka zgjedhur bregdetin turk për të kaluar disa ditë pushime dhe sipas "Prive", pranë tij është një vajzë, e dashura e re e këngëtarit. “Prive.al” ka  zbuluar një foto të tij me një vajzë brune, ku të dy shfaqen të ulur në një tavolinë duke shijuar pamjen.

Identiteti i vajzës nuk është bërë ende publik, megjithatë vendi që ka zgjedhur çifti për të pushuar është një resort shumë romantik në Turqi.