Pasi theu heshtjen, ky është veprimi i radhës i Elvana Gjatës

10/02/2019 - 22:05

Elvana Gjata më në fund rikthehet, por jo në Tiranë. Këngëtarja e famshme shqiptare do të ngjitet në skenë pas muajsh ndërprerje, në Prishtinë, me 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Do të jetë një recital akustik i ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari. Koncerti pritet të mbahet në një teatër të njohur në kryeqytetin e Kosovës. Lajmin e konfirmojnë për Mapo njerëz të afërt të këngëtares që po merren me organizimin e eventit. Gjithcka do të jetë nën kujdesin e bashkëshortes së kryeministrit Ramush Haradinaj. Zonja Haradinaj po merret vetë me çdo detaj.

Elvana Gjata ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t’u rikthyer, duke shmangur mesa duket me qëllim Tiranën, një qytet që i solli shumë lëndime pak muaj më parë, ku i dashuri i saj u përfshi në një përplasje të armatosur që u shoqërua dhe me një viktimë. Ngjarja tronditëse e bllokut, ku u ndeshën dy grupe rivale. Që prej asaj dite, këngëtarja e njohur u largua nga vendi.

Ajo u komentua gjatë në rrjetet sociale, shpesh dhe u sulmua për lidhjen me një personazh të kronikës së zezë. Deri më sot, flitej shumë për thyerjen e heshtjes dhe rikthimin e saj. Spekullohej çdo ditë. Pavarësia e Kosovës ngjan një rast ideal për t’u bërë prezente, duke shmangur me finesë Tiranën. Një lloj hakmarrje e saj, ndaj qytetit që i solli siç besohet shumë trishtim. Koncerti do të nisë me 17 shkurt në Prishtinë me këngë patriotike, më pas me recitalin e plotë të Elvanës. Biletat kanë avulluar. Prishtina mezi po pret të dëgjojë live dhe në një akustikë të vecantë, Elvanën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kuadër të të gjitha urimeve për pavarësinë e Kosovës,  është bashkangjitur dhe urimi i moderatorit të njohur Sokol Ballës.  Ndryshe ng

Duket se ende nuk janë shuar tensionet mes kunatave mbretërore angleze Kate Middleton dhe Meghan Markle, aq sa bashkëshortët e tyre respe

Një prej reperëve shqiptar me famë në tregun gjerman do të jetë pjesë e turneut të artistes së famshme Nicki Minaj.

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Prej disa javësh përflitet se Arbana Osmani është ndarë nga bashkëshorti i saj dhe ajo jeton veç me djalin.

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të suksesshme të momentit.

10 muaj pas skandalit të Tristan Thompson, Khloe Kardashian ka vendosur të ndahet nga partneri i saj, me të cilin ka një vajzë 10-muajshe

Edhe pse kanë kaluar disa vite nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother”, Rike Roçi mbetet një ndër vajzat më të komentuara të ‘showbizz-it’