Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është imazhi i ri i firmës "Yves Saint Laurent". Ajo prezantoi linjën e re të quajtur "Libre" (Jam e lirë).

Klipi nis me këngëtaren e cila mban në dorë një shqiponjë dhe nuk ka sesi shqiptarët të mos ndihen krenarë!

Dua ka ndarë me ndjekësit në Instagram prapaskenat e xhirimeve që mesiguri do ju shkrijnë së qeshuri, pasi në një moment këngëtaren e rrëzojnë dallgët.

"Nëse donit të shihnit se si shkoi xhirimi ynë i fundit, prisni deri në fund", shkruan Dua.