31-vjeçarja, e cilësuar edhe si këngëtarja femër më e pasur në botë, duket se po merr një hap shumë të rëndësishëm. Prej kohësh ajo dhe i dashuri i saj Hassan Jameel jetojnë në Londër, ku ylli i muzikës pop i është dedikuar tërësisht karrierës dhe bisneseve të saj.

Por mesa duket këngëtarja ka nisur planet për t’u bërë me fëmijë, ka zbuluar një burim i afërt i çiftit për “Hollywoodlife”. Ajo dëshiron të bëhet shumë shpejt nënë dhe të ketë disa fëmijë me Jameel.

Historia e dashuriasë që nisi dy vite më parë, mesa duket do të kurorëzohet. Rihanna ndihet e sigurt pranë Jameel dhe siç ka pohuar dhe vetë ajo arrin të shikojë një të ardhme të sigurt me të.