Rita Ora ka folur për një ngjarje të çuditshme me një përndjekës, i cili i kishte shkuar asaj tek dera e shtëpisë dhe ishte i bindur se ata ishin në lidhje, shkruan Evening Standard.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” ishte e tmerruar pasi një fans, me të cilin ajo nuk kishte folur kurrë më parë, arriti të zbulonte se ku jetonte.

Duke e kujtuar atë përvojë të hidhur, ajo tha për “Daily Star”: “Kam pasur një situatë jo të mirë me një përndjekës, i cili erdhi në shtëpinë time dhe la valixhen e tij jashtë derës sime”.

“Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar të vinte apo se ne ishim në një lidhje, por unë kurrë nuk kam folur me të përpara dhe ishte pak e frikshme si situatë”, ka shtuar më tej Rita.

Rita së fundi është përfolur për një romancë me aktorin e “Spiderman”, Andrew Garfield, për të cilin, një burim tha për “The Sun” se Rita është në lidhje me të prej më shumë se një muaji.