Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora aktualisht ka nisur turneun për albumin e saj më të fundit "Phoenix", dhe mbrëmjen e kaluar performoi në Londër, aty ku ëndrra e saj mori jetë.

Rita postoi në Instagram spektaklin nga koncerti që argëtoi pafund fansat të cilët i falenderon për mbështetjen që i kanë dhënë.

Në postimin e saj, këngëtarja përmend faktin se të qenit nga një vend i vogël si Kosova është e vështirë të të bëhen ëndrrat realitet, por sipas asaj që shkruan Rita, me durim mund të arrihet gjithçka.

"Durimi është një prej gjërave më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi thonë që unë kam shumë për të thënë, prandaj duhet të qep gojën dhe të këndoj. Për herë të parë në jetën time, jam pa fjalë. Të jesh nga vendi nga i cili unë vij, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por fakti që jam këtu më bën të besoj që ëndrrat e mia janë bërë realitet dhe nuk do ta harroj këtë për asnjë sekond, do të punoj fort. Atë çfarë thashë mbrëmjen e kaluar e kisha seriozisht. Fansave të mi dua ti them faleminderit që keni qenë krah meje gjatë gjithë këtyre viteve, me ulje ngritjet, me vështirësitë dhe me trofetë. Ju dua".