Selena Gomez shtrohet në një spital psikiatrik

11/10/2018 - 10:05

Selena Gomez po merr trajtim të shëndetit mendor për shkak se nuk është mirë nga gjendja emocionale. Këngëtarja dhe aktorja e famshme është shtruar në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raporton  TMZ.

Incidenti i parë ndodhi në shtëpinë e saj Studio City në javën e fundit të shtatorit. Ajo u dërgua në Cedars-Sinai ku qëndroi për disa ditë, para se të shkonte në shtëpi.

Megjithatë në fund të javës së kaluar Selena u shtrua në spital për të njëjtin problem, por këtë herë reagoi shumë më keq. Sipas "TMZ", Gomez u përpoq të largohej nga spitali por mjekët këmbëngulën se ajo nuk mund ta bënte për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Këngëtarja më pas u dërgua në një spital psikiatrik në Bregun Lindor, ku aktualisht po merr trajtim mjeksor. Më 24 shtator, Selena njoftoi se po bënte pak pushim nga mediat sociale.

Në shtator, u raportua se ish i dashuri i saj Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin. Kjo mendohet se është edhe një nga arsyet se pse Selena ka shfaqur probeme emocionale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëm disa ditë më parë ai deklaroi në një intervistë për revistën ‘Weekend’ të Daily Mail që do të tërhiqej nga muzika, por sot ka ardhu

Këngëtarja bukuroshe Xhensila Myrtezaj ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet tërësisht pa make-up.

Në librin rreth jetës së Rita Orës është edhe fotografia e lagjes dhe bllokut ku Rita ka pasur shtëpinë në Prishtinë.

Kanye ka befasuar bashkëshorten e tij me deklaratën e tij.

Lady Gaga është fejuar përsëri! Ajo është ndër personazhet më të përfolura të skenës muzikore dhe atë të filmit kohët e fundit.

Ditën e sotme themeluesi i Top Media-s Dritan Hoxha do të festonte 50-vjetorin e lindjes së tij.

Ariana Grande dhe Pete Davidson kanë njoftuar se i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Aktorja e famshme Yvonne Strahovski ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë me aktorin Tim Loden.

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë takuar qindra adhurues të familjes mbretërore gjatë ditës së tyre të dytë në turin në Australi.

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka treguar 20 vitet e saj karrierë muzikore me anë të një postimi në Instagram.