Estela Ujka na ka emocionuar të gjithëve ditën e sotme me rrëfimin e saj lidhur me betejën e fituar me tumorin.

Pyetjes së gazetarit Eraldo Rexho, në programin “Lart e Poshtë” për vështirësitë me të cilat iu desh të përballej, Ujka i është përgjigjur kështu:

“Unë kam humbur mamanë nga e njëjta sëmundje, kështu që edhe nëse e dëgjoj nga miliona kilometra larg sigurisht që do të afektohem dhe do të më duket gjëja më e tmerrshme në jetë. Për fat të mirë tumori që unë u diagnostikova nuk ishte nga ata më të këqijtë, por kishte ngarkesën e vet dhe nëse nuk do të kryhej operacioni mirë mund të kishte pasoja fatale.”

Ujka përmes disa fjalëve optimiste na shpërfaq edhe më shumë personalitetin e saj, duke i njohur kështu një anë që nuk e kemi parë kurrë!

“Njeriu tenton ta largojë të keqen edhe unë mund të them se me personalitetin që kam nuk fokusohem tek gjërat e këqija në jetë dhe me sa duket mendja punoi mirë pavarësisht sëmundjes dhe ngarkesës. Di që këtë sëmundjen për herë të dytë në familjen time, e përballuam vetëm ne të pestë dhe të pestë gjetëm forcë tek njëri-tjetri.

Vajzat kanë ndihmuar në shtëpi me gatimin, bashkëshorti gjithashtu edhe unë kur shikoja këtë nuk është se e kisha shumë mendjen tek sëmundja. Gjithçka që doja ishte të ishim bashkë, të shijonim njëri-tjetrin dhe sëmundja kaloi dytësore.

Për fat të mirë unë u operova dhe risku për jetën nuk ekziston më, të paktën me aq sa thanë doktorët. Por njeriu duhet të fokusohet vetëm tek gjërat e mira në jetë, pasi nëse bie pre e atyre të këqija nuk do ia dalësh ndonjëherë”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Pozitiviteti i Estela Ujkës është për t’u admiruar!/who.com