Këngëtarja e njohur, njëkohësisht edhe gjyqtarja e programit “X Factor”, Nicole Schrezinger është parë në disa poza hot ditët e fundit, teksa shijon rrezet e diellit.

Ajo po qëndron në pushime në Capri të Italisë, bashkë me të dashurin e saj Grigor Dimitrov, shkruan "TheSun", ndërsa në fotot e mëposhtme shikojmë se ajo ka 'ngritur' temperaturat duke bërë sparkatën mbi shezlong dhe duke u puthur me partnerin e saj.

39-vjeçarja, ishte veshur me rroba banjo ngjyrë të bardhë që i nxirrnin në pah format perfekte.

Grigor Dimitrov, 26 vjeç është në lidhje me këngëtaren prej dy vjetësh dhe duket se ata po e shijojnë më së miri praninë e njëri-tjetrit, duke u puthur e masazhuar.