"Kylie Cosmetics" bëri një ulje çmimesh për linjën e buzëkuqeve që krijoi me shoqen e saj Jordyn, pasi doli skandali i tradhtisë me Tristan Thompson.

Kylie Jenner duket se do t'i japë fund shoqërisë me Jordyn Woods, e cila thuhet se ishte vajza me të cilën Tristan Thompson tradhtonte Khloe Kardashian.

Për të dhënë një mbështetje për motrën, Kylie uli çmimin e linjës së buzëkuqeve me shoqen e saj nga 27 dollarë në 13.50 dollarë. Pas kësaj, të gjitha u shitën dhe mendohet se sipërmarrësja nuk do e nxjerrë më këtë linjë.