Në zgjedhjet e 30 qershorit, aktori i njohur i humorit Erion Isai u zgjodh kryebashkiak i Kolonjës, në vendlindjen e tij ku dhe u zhvendos bashkë me vajzën dhe bashkëshorten.

Si fillim, pas marrjes së detyrës së re Erioni ka vendosur që të surprizojë gjithë maturantët e Kolonjës.

Së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar gjimnazin "Petro Nini Luarasi" në Kolonjë në mbrëmjen e maturës dhe iu ka dhuruar vajzave nga një byzylyk me lule që është traditë për maturën.

“Suksese yje të maturës 2019 të shkollës "Petro Nini Luarasi" Kolonjë. Në fund të studimeve. Kolonja ju pret!”, shkruar aktori krahas fotove.